Euro 2024: Lajm i mirë për nikoqirin para ndeshjen me Danimarkën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger të premten u rikthye në stërvitje përpara ndeshjes së shtunës në 1/16 e fundit të Euro 2024 me Danimarkën, pasi kishte munguar në seancat e mëparshme stërvitore për shkak të tendosjes së kofshës.
Megjithatë, Danimarka do të detyrohet të “djersitet” për gjendjen fizike të mesfushorit Christian Eriksen, i cili nuk doli në fushë në seancën stërvitore të danezëve para ndeshjes, raporton KosovaPress.
Një zëdhënës nga Federata Daneze e Futbollit (DBU) tha se Eriksen kishte marrë pjesë në një stërvitje në palestër në vend të kësaj.
Mungesa e mundshme e Rudiger ishte një shqetësim për Gjermaninë, e cila tashmë është e vendosur të bëjë pa qendërmbrojtësin tjetër Jonathan Tah, i cili humbet ndeshjen me një pezullim për shkak të kartonëve të verdhë.
Mbrojtësi i Real Madridit ishte në humor të mirë në seancën e sotme, duke bërë shaka me Jamal Musialan ndërsa bënte xhiro në fushë në bazën stërvitore gjermane në Herzogenaurach.
Rudiger dëmtoi kofshën e tij në fund të barazimit 1:1 të Gjermanisë me Zvicrën në ndeshjen e fundit të grupit, por luajti dhe e përfundoi ndeshjen.
Nico Schlotterbeck, i cili u përball me Rudiger në finalen e Ligës së Kampionëve me klubin e Borussia Dortmund në qershor, do të zërë vendin e Tah në mbrojtjen qendrore.