Ky është numri i patentë-shoferëve të konvertuar në RKS
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët serbë po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale me ato zyrtare të Kosovës, ndërkohë që deri në përfundim të afatit kanë mbetur më shumë se një muaj.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për KosovaPress se deri më sot janë gjithsej 1.560 qytetarë, të cilët kanë konvertuar nga patentë-shoferët ilegalë në ata të Republikës së Kosovës.

Më së shumti konvertim të patentë-shoferëve deri më sot ka pasur në Mitrovicën Veriore – 429, prej tyre vetëm 22 në 24 orët e fundit, pasuar nga Leposaviqi me 386 prej tyre 21 në 24 orët e fundit, Zveçani me 234, prej tyre 12 vetëm sot dhe Zubin Potoku me 223, prej të cilëve 15 sot.

Në numrin e përgjithshëm të konvertimit të patentë-shoferëve ilegalë në ata zyrtarë bëjnë pjesë edhe qytetarë serbë nga komunat e tjera të Kosovës.

“Konvertimi ka nisur më 9 maj 2024 dhe do të vazhdojë deri më 9 gusht 2024”, ka thënë Elshani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024