Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se me modelin e përbërjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës është cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.
Tahiri ka thënë se tri ligjet e sotme në Kuvend e godasin demokracinë dhe zërin e lirë.Reagimi i plotë:
Të ndalet shkatërrimi i shtetit
Cilat janë disa nga problemet e tri Ligjeve:
1. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës:
- Kjo përbërje mundëson ndikim të drejtpërdrejtë politik nga qeveria.
- Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë.
- Me projektligj ndryshon procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së, duke ia mundësuar VV-së kapjen e institucionit për gati 10 vjet dhe t'i shkarkojë lehtësisht, nëse nuk i binden partisë.
- Mediat online po tenton t'i regjistrojë, që të mund t'i dënojë me pare, kur nuk iu pëlqen ndonjë media, dhe kështu t'i mbyllë.
3. Ligji për Zyrtarët Publikë:
- 1 mijë e 600 pozita udhëheqëse në Administratën Shtetërore më këtë ligj u rrezikohet siguria juridike.
- Propozimini i këtij ligji është në kundërshtim me një aktgjykim, që tashmë e ka marrë Gjykata Kushtetuese, është një moment i ri dhe negativ në praktikën e ligjbërjes në Kosovë.
- Politizimi dhe ndikimi partiak po shndërrohet në normë që pastaj vështirë se do të mundet të përmirësohet.