Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës në të cilën janë paraparë të shqyrtohen 32 pika të rendit të ditës, ndër to edhe projektligji për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokurorial për të cilët ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. E lidhur me projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, disa herë kanë reaguar organizatat e gazetarëve.
Seanca e cila nis në orën 10:00, kësaj radhe do të mbahet në sallën 506, për shkak të punimeve në sallën e seancave të Kuvendit.Bëhet fjalë për projektligjin për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokurorial. Para seancës, përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, do të mbajnë ehde një konferencë për media.
Ndërkohë, BE-ja theksoi se Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural nuk ka marrë parasysh këshillat e gjera të ofruara nga BE-ja gjatë procesit të hartimit.Projektligji ruan dispozitën kontroverse ‘viti zero’, që kërkon që shërbimi civil aktual dhe zyrtarët publikë në menaxhimin e ulët dhe të mesëm të fillojnë mandatin e parë të shërbimit të tyre, duke kundërshtuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023. BE-ja paralajmëron se kjo dispozitë rrezikon profesionalizimin dhe stabilitetin e shërbimit civil.
BE-ja gjithashtu ngriti shqetësime për Projektligjin mbi Komisionin e Pavarur të Mediave, duke vënë në dukje se nuk reflekton shumicën e rekomandimeve nga një Opinion Ligjor i Këshillit të Evropës. Këto rekomandime adresojnë çështje kritike, përfshirë kompetencat dhe financimin e Komisionit, procedurat e zgjedhjes dhe afatet e shërbimit për anëtarët e tij, dhe proporcionalitetin e sanksioneve. Ndërsa pranojnë disa ndryshime të rëndësishme në rregullimin e medias, BE-ja theksoi nevojën për rishikime të mëtejshme për të përmirësuar qartësinë ligjore dhe përputhjen me standardet e BE-së dhe Këshillit të Evropës.
Rendi i ditës
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
5. Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
18. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
20. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,
21. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë,
23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,26. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
27. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
30. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
32. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.