‘Një cep i botës’ pak i njohur për vizitorët e Evropës Lindore i konsideruar si një Tajlandë në miniaturë – me ujëra bruz dhe fluturime të lira, shkruan Hope Brotherton në të përditshmen britanike “The Sun”.
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më popullor për britanikët që kërkojnë pushime të përballueshme dhe mot me diell, transmeton KosovaPress.Për pushuesit që duan të shijojnë një copëz të parajsës, por nuk mund të përballojnë shpenzimet e fluturimeve, do të ndihen të kënaqur pasi të zbulojnë se ekziston një alternativë shumë më pranë “shtëpisë”.
Shqipëria ndodhet midis Malit të Zi dhe Greqisë dhe destinacioni ka përjetuar një fluks vizitorësh gjatë viteve të fundit.Lumi i Shalës
Ndërsa vendpushimet si Ksamili dhe Saranda në Shqipëri kanë patur një rritje të popullaritet vitet e fundit, disa pjesë të Shqipërisë kanë mbetur nën radarin turistik.
Lumi është quajtur “Tajlanda e Shqipërisë” falë ujërave të tij të pastër kristal, vegjetacionit dhe maleve të thepisura, sipas faqes së udhëtimit “North Albania”.
E vendosur në veri të Shqipërisë, pushuesit mund të arrijnë lumin e ëndërruar përmes një udhëtimi ditor nga Tirana ose Shkodra.
Nga kryeqyteti shqiptar, turistët do të duhet të rezervojnë një ekskursion për të vizituar Lumin e Shalës – dhe udhëtimi është katër orë me makinë.
Në terminalin e trageteve të liqenit të Komanit, turistët do të duhet të hipin në një varkë për në Lumin e Shalës, e cila do të zgjasë edhe një orë.
Gjatë muajve të verës, niveli i ujit në Lumin e Shalës mund të ulet, kështu që pushuesve mund t’u kërkohet të ecin në këmbë në disa pjesë të lumit.
Brigjet e lumit lidhen me ura prej druri të punuar me dorë, duke u dhënë vizitorëve akses në bujtina.
Disa bujtina janë të vendosura përgjatë Lumit të Shalës, duke përfshirë Shtëpinë e Bujqësisë “Bee Eco” dhe “Bujtina Livadhi”.Vizitorët ditorë mund të marrin me qira çadra dielli dhe shezlonge nga disa prej bujtinave gjithashtu.
Vende të tjera për t’u vizituar në Shqipëri
Plazhi njihet në mbarë botën si “Plazhi i Pasqyrave” për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.
“Për më tepër, bregu i detit është mahnitës, nuk do t’u besoni syve, kur të shihni ujin e kaltër të ndezur”, tha operatori.
Gjiri është i rrethuar nga shkëmbinj të bardhë. Sfondi shkëmbor e bën gjirin të ndihet si një vend sekret.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka kryesuar listën e qyteteve më të lira në vitin 2021.