Veshjet e veçanta, më ndryshe se e zakonshmja, jo domosdoshmërisht duke e përcjellur trendin e në anën tjetër menyja me teknika speciale të ushqimit, ishin ato që dominuan mbrëmë në Glam Night, të organizuar nga restauranti “Barbary” dhe shtëpia e modës “Gashani”.
Përmes prezantimi të fustaneve glamuroze nga dizajneri i modës dhe stilisti, Tahir Gashani, u vë në pah se si është jeta e mbrëmjes e veshur në “Gashani”."Mendoj se shikoj ta përshtat shumë karakterin e personit dhe atë stilin e përditshëm që e kam ta kthej në glamuroz, jo të dal jashtë vetes apo me përcjell një trend që është veç duke ecur vrullshëm. Por, pa pasur diçka personale ose të karakterit të personit që e vesh. Mendoj se kjo ka qenë arma ime e fortë dhe ajo që mua më ka mbajt në treg e stand out prej të tjerëve...Secilin model mundohem ta sjell më të veçantë se tjetrin. Trendet nuk i përcjelli shumë. Mundohem, secili fustan me qenë sa më origjinal, me iu përshtat karakterit të një personi...Sonte është një Glam Night ku do të prezantohet stili i jetesës së Gashanit dhe jeta e mbrëmjes e veshur në Gashani. Jam duke u munduar ta ndërroj atë night out glam që jemi mësuar të shohim zakonisht. Është një Glam Night pak më classy se sa të zakoshmet", tha Gashani.
Se veshjet e punuara nga “Gashani”, janë më ndryshe e potencon edhe gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Xhumadije Ibrahimi, e cila tregon se ka disa vite që bashkëpunon e këtë shtëpi të modës.
Ibrahimi tha se ndjehet shumë komod në veshjet e punuara nga Gashani, derisa vlerësoi se dizajni që ky i fundit ndjek është i paparë sipas saj.
"Me Taon njihemi ka disa vite bashkëpunime meqë unë jam gazetar, mirëpo nga Maqedonia e Veriut, pikërisht vij nga Shkupi, nga Klan Maqedonia dhe kemi pasur disa bashkëpunime me Taon...Në vazhdimësi këto raportet miqësore na kanë bërë që te kemi edhe bashkëpunime të tjera, mirëpo sonte po shoh shumë miq, kolegë...Tao edhe pse është një djalë shumë i ri, mirëpo brilant, një talent me duar shumë të arta, kështu që koleksioni i tij, nuk ka diçka që mund të veçohet në koleksionin e Taos. Duke u nisur nga ngjyrat, nga dizajni i cili është i paparë, siç e patë edhe vetë kam veshur fustanin e Taos, edhe pse nuk jam modele. Tao i percepton të gjitha kategoritë e njerëzve, kështu që ndjehem shumë komod në veshjet e Taos. PA dyshim është ndër dizajnerët më të mirë që ka Kosova, por pse jo edhe Maqedonia", thotë Ibrahimi.
Shefi i kuzhinës në Barbary, Ramadan Zymergashi tha se përdorin teknika më ndryshe se të tjerët në përgatitjen e ushqimit, duke I bërë ata më të veçantë.
“Shumë më ndryshe se të tjerët” është komenti të cilin Zymergashi tha se më së shpeshti e pranojnë nga klientët.
Po ashtu, edhe menaxheri gjeneral i restaurantit “Barbary”, Arjan Ibriqi tha se ambienti i këndshëm, cilësia e ushqimit, duke përfshirë produktet kualitative dhe të freskëta, janë disa nga karakteristikat për të cilat duhet vizituar ky vend.
"Ne mendojmë që na veçon pjesa e ambienti që e kemi një ambient shumë të këndshëm, shumë të mirë. Sa i përket cilësisë së ushqimit, jemi të fokusuar edhe nga toka edhe nga deti. Po ashtu, edhe në pjesën e Sushit. Por, më shumë kemi orientim mishin, tokën. Gjithkënd e preferoj të vijë të na vizitojë të binden me shërbim dhe cilësi, me produkte kualitative, me produkte të freskëta", thekson Ibriqi.