Veteranët dhe opozita kundër vendimit të Kushtetueses për pagën minimale, ja çfarë thonë nga pushteti
Tema
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranë dhe opozitë e vlerësojnë të gabuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka dhënë të drejtë qeverisë. Derisa nga pozita thonë se në kuadër të Ligjit për veteranët në konsultim me ministritë e linjës duhet të dialogohet sa i përket mënyrave se si mund të zbatohen detyrimet ligjore ose provizionet që janë në kuadër të atij ligji.

Kryetari i OVL-së, Faton Klinaku, derisa thotë se do të protestojnë për këtë vendim, bënë thirrje gjithë veteranëve të ndëshkojnë më votë këtë qeveri, pasi që sipas tij, pushteti po vepron kundër tyre.

Klinaku për KosovaPress, thotë se Gjykata Kushtetuese nuk është dashtë të marrë këso vendime.

Të zhgënjyer nga ky vendim janë edhe veteranët e Shqipërisë. Veterani, Mustaf  Maçi të cilit po ashtu i është ndalur kjo pagë për shkak të pensionit që merr atje, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në anën tjetër, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala shprehet se do të përkrah çfarëdo vendimi që merr OVL. Sipas tij, në mënyrë institucionale, urgjentisht dhe me kapacitetet maksimale financiare duhet të mbështetet kjo kategori.

Ai shton se qeveria është duke e diskriminuar vazhdimisht këtë kategori.

Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Armend Muja thotë se në konsultim me ministritë e linjës duhet të dialogohet sa i përket mënyrave se si mund të zbatohen detyrimet ligjore ose provizionet që janë në kuadër të atij ligji.

Sot, gjatë ditës, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë qeverisë për Ligjin për Pagën Minimale i cili nuk i përfshin pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Sipas njoftimit, Kushtetuesja e ka vlerësuar kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit dhe nëntë deputetëve të tjerë, ku konstatoi se neni 2 i Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së nuk është në kundërshtim më Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartëri të Pagës Minimale. Paga minimale nga 130-170 pritet të rritet në 250 euro me ligjin e ri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/vendimi-i-kushtetueses-per-pagen-minimale-veteranet-paralajmerojne-protesta

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024