Dinari, Kushtetuesja refuzon kërkesën për pezullimin e zbatimit të Rregullores së BQK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar të martën kërkesën për caktim të masës së përkohshme, përkatësisht pezullimin e zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

Kushtetuesja e ka hedhur poshtë kërkesën e Vasilje Arsiç, për shkak të siç thuhet mosshterimit të mjeteve juridike, raporton KosovaPress.

Në njoftim thuhet se Gjykata, njëzëri, konstatoi që: “kërkesa të shpallet e papranueshme për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj; dhe rrjedhimisht (ii) të refuzohet kërkesa për caktim të masës së përkohshme, përkatësisht pezullimin e zbatimit të Rregullores së lartcekur të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”.

“Sipas sqarimeve të dhëna në Aktvendimin për papranueshmëri, rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me miratimin e Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme nga Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, sipas nenit 35 (Valuta euro) të së cilës, është përcaktuar që (i) valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme në kuptim të nenit 11 [Valuta] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16 (Emetimi i valutës), 17 (Këmbimi i kartëmonedhave dhe monedhave të euros) dhe 18 (Kartëmonedhat dhe monedhat e euros të dëmtuara) të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës; dhe (ii) Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar që mund të vendosë për denominimet e lejuara të valutës euro për qarkullim në Republikën e Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

BQK ka marr vendim, që nga 1 shkurti i këtij viti, valuta e vetme e lejuar për transaksione të pagesave me para të gatshme në Kosovë do të jetë euro.

https://kosovapress.com/vendos-bqk-nga-1-shkurti-pagesat-ne-kosove-do-te-kryhen-vec-me-euro

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024