Haradinaj: Tifozëria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kampionati Evropian i Futbollit më shumë se sa paraqitjen dinjitoze të Kombëtarës Shqiptare, ka shpërfaqur kulturën dhe shpirtin shqiptar.

Haradinaj ka thënë se tifozëria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë, kudo ku janë ndeshur kuqezinjtë.

"Kampionati Evropian i Futbollit, këtë herë, më shumë se sa paraqitjen dinjitoze të Kombëtarës Shqiptare, ka shpërfaqur kulturën dhe shpirtin shqiptar. Tifozëria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë, kudo ku janë ndeshur kuqezinjtë. Atmosfera e krijuar nga shqiptarët e të gjitha trevave, e posaçërsht nga diaspora, do të renditen ndër margaritarët e këtij kampionati", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kombëtarja shqiptare dëshmoi se është e denjë të renditet ndër ekipet më të mira.

"Kombëtarja e Shqipërisë, megjithëse nuk arriti të kualifikohet për të tetën e finales, dëshmoi se është e denjë të renditet ndër ekipet më të mira të sportit më të popullarizuar në Evropë. Asaj i urojmë më shumë sukses në kampionatet e radhës, e deri në Kampionatin Botëror, ku me padurim e presim edhe kualifikimin e Kombëtares së Kosovës", është shprehur Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024