Auditori gjen shumë parregullsi në Komunën e Gjilanit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa shkelje financiare në komunën e Gjilanit. Në raportin e ZAK-së për vitin 2023 janë evidentuar disa projekte që kanë qenë në kundërshtim me Ligjin e buxhetit.

Sipas auditorit, kkontrata për projektin "Asfaltimi i rrugëve në Lagjen e Vishnjeve, pjesa I", është nënshkruar në vitin 2022 në vlerën prej 199,878 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit. Megjithatë, sipas ZKA-së, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022.

“Si rezultat i kësaj, në vitin 2023, komuna ka kryer pagesat për këtë projekt në vlerën prej 18,582 euro, duke shpenzuar fondet e projektit " Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e zonës lindore dhe në zonën e tretë të qytetit"”, thuhet në raport, transmeton KosovaPress.

Ndërsa, për kontratën e projektit "Asfaltimi i rrugëve në lagjen Arbëria" e nënshkruar në vitin 2022 në vlerë prej 165,480 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit.

“Megjithatë, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022. Si rezultat i kësaj, në vitin 2023 komuna ka kryer pagesë për këtë projekt në vlerë 70,660 euro duke shpenzuar fondet e projektit "Ndërtimi i kanalizimeve fekale dhe gropave skeptike në zonën lindore"”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Kurse, kontrata për projektin "Mirëmbajtja teknike e objekteve" e nënshkruar në vitin 2021 në vlerë 1,871,560€ euro, bazuar në ndarjen buxhetore të vitit.

“Megjithatë, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022, si rezultat i kësaj në vitin 2023 komuna për këtë projekte ka kryer pagesë në vlerë 18,456 euro nga fondet e projektit "Ndërtimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në zonën e tret të qytetit të Gjilanit", thuhet më tej në raport.

ZKA rekomandon kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni se duhet të sigurojë që të përforcohen kontrollet dhe të rritet përgjegjësia në procesin e ndarjes së fondeve për projektet kapitale, dukë i dhënë prioritet projekteve të papërfunduara nga vitet paraprake.

Sipas kwtij, raporti, Komuna e Gjilanit po ashtu i ka anashkaluar procedurat e prokurimit.

‘Në katër raste komuna la lidhur marrëveshje për projektimin dhe punimin e skulpturave monumentale pa aplikuar proceduart e prokurimit, por vetë, përmes thirrjes publike. Vlera e pagesës për këto projekte ishte 113. 770 euro”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024