Prishtina do të nis mësimin tërëditor, pritet zhvendosja e disa shkollave
Tema
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka vendosur që të nis procesin e mësimit tërëditor për klasat e gjashta e deri të nënta. E me gjithë këto ndryshime sërish do të zhvendoset shkolla “Xhevdet Doda”, por edhe shkolla tjera.

Ky projekt sipas Këshillit të Prindërve është një vendim i qëlluar dhe në përputhje me udhëzim administrativ të Ministrisë së Arsimit dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ndërsa, sipas njohësit të arsimit Rinor Qehaja, kjo reformë kërkon përkushtim të madh institucional, investime të mëdha në infrastrukturë për të garantuar një mirëqenie për nxënësi gjatë tërë asaj kohe të qëndrimit në shkollë dhe të ngrit kapacitetet të mësimdhënësve për ofrim të një mësimdhënie që shkon përtej mësimit të rregullt.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku ka përmendur gjimnazin “Xhevdet Doda”, që do të transferohet te Gjimnazi Matematikorë në Prishtinë, ndërsa në objektin e “Xhevdet Dodës”, do të vendoset Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “ Xhemail Mustafa”.

“Arsyeja kryesore e ndërrimit të lokacionit të shkollës “Xhevdet Doda”, është që ajo të zhvendoset fillimisht në kampusin e shkollave profesionale te gjimnazi matematikorë, ndërsa aty të shndërrohet në  SHFMU të ciklit 6 deri 9, deri në vendimin përfundimtar të dihet se cilat nga shkollat fillore të mesme të ultë, duhet të kaloj aty që të zhvillohet ky cikël i mësimit, si dhe të përmbushet edhe vet premtimi i drejtoreshës aktuale të arsimit, Jehona Lushakut që të filloi mësimi tërë ditorë në këtë pjesë... Kësaj here është krejt për arsye të zhvillimit të mësimit tërëditor dhe të vendoset një SHFMU që të ketë mundësi të operimit, të mos mbetet e zbrazët dhe sipas disa diskutimeve që ka pasur drejtoresha, Lushaku është dakorduar në një farë forme që gjimnazi të kaloj te gjimnazi matematikorë”, ka thënë Lushaku.

Ndërsa, sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj ka thënë për KosovaPress-in se gjithherë do të përkrahet mësimi tërëditor, sepse ata prindër që janë të angazhuar është më mirë që fëmijët e tyre të janë në mësim tërëditor sesa “të sillën rrugëve”, dhe do të sjellë një rini me të ardhme.

E sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, mësimi tërëditor do të jetë atraktiv për nxënësit vetëm nëse ka planifikim të mirëfilltë, të ketë aktivitete, detyra të shtëpisë dhe se nevojitet një plan program që u ofrohet shkollave.

Ekipi i KosovaPress-it ka vizituar edhe Gjimnazin “Xhevdet Doda”, por drejtori i kësaj shkolle nuk ka pranuar që flas lidhur me këtë çështje.

Plan-programi i ri për mësimin tërë ditorë ende nuk është hartuar dhe dërguar për miratim në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
282
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024