Nëse flet gjermanisht, kjo është për ty: Concentrix Kosovo (ish-Webhelp) po punëson gjermanofolës
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 6 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Concentrix Kosovo, ish-Webhelp, po punëson folës të gjuhës gjermane në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan. Nëse niveli juaj i gjuhës është B2/C1 dhe jeni të interesuar të punoni në industri të ndryshme dhe të jeni pjesë e kompanisë më të madhe dhe të njohur në Kosovë - Concentrix Kosovo lideri global i shërbimeve të teknologjisë ju ofron këtë mundësi.

Concentrix është prezent në Kosovë që nga viti 2015 dhe ofron kushtet më të avancuara të punës në gjashtë qytete të Kosovës. Kompania është shpallur katër herë si punëdhënësi më i mirë në Kosovë. Drejtori menaxhues i Concentrix Balkans, Oliver Derler, thekson se kompania është e interesuar për investime afatgjata në punonjësit e vet, ose "Game-Changers," siç quhen ata brenda kompanisë.

“Concentrix Kosovo është shpallur punëdhënësi më i mirë për katër vite radhazi. Prej këtu, ne menaxhojmë sektorë të ndryshëm si moda, logjistika, udhëtimet, telekomunikacioni dhe madje një nga kompanitë më të njohura të prodhimit të mobiljeve,” thekson Derler dhe shton: “Kur punojmë me njerëz, ne nisemi nga motoja 'Së pari njerëzit'. Ne u drejtohemi nevojave të tyre, ndjekim zhvillimin e tyre në karrierë, sigurojmë kushte pune në përputhje me standardet evropiane dhe globale dhe jemi duke u rritur në një punëdhënës që është zgjedhja e parë e punëtorëve në Kosovë.”

Derler shton se suksesi i kompanisë është kryesisht për shkak të njerëzve që punojnë atje: “Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar Game-changers tanë, sepse pa ta, asgjë nuk do të ishte e mundur. Ne e kemi gjetur ekspertizën e nevojshme në Kosovë, individët entuziastë dhe bashkëpunues që marrin pjesë në një mjedis krijues, pozitiv dhe mbështetës.”

Mirjeta Hoxha është pjesë e ekipit Concentrix Kosovo për 8 vite, pothuajse që nga fillimi. Ajo ka qenë dëshmitare e zhvillimit të kompanisë ndër vite dhe sot në Concentrix mban pozicionin e Menaxheres Operacionale.

“Jam mirënjohëse për këtë rrugëtim brenda kompanisë. Fillova si agjente, pastaj vazhdova si analiste e cilësisë, u promovova përsëri dhe tani po punoj si menaxhere operacionale. Concentrix është më shumë se një vend pune. Është komunitet që dallon përkushtimin dhe e nxit rritjen. Nuk është thjesht një punë, ky është një udhëtim për të cilin jam vërtet krenare,” theksoi Hoxha dhe shtoi: “Duke qenë pjesë e kësaj kompanie që nga fazat e hershme, që nga IQ to Link, në Webhelp dhe tani në Concentrix, kam vetëm fjalë lavdërimi. Po, emrat kanë ndryshuar, por kultura dhe familja jonë kanë mbetur të njëjta.”

Një familje e madhe që rritet së bashku - Concentrix Kosovo

Diana Zeqiri është pjesë e pandashme e Concentrix qe nëntë vite, që nga themelimi i kompanisë. Ajo ka filluar rrugëtimin e saj në IQ to Link, pastaj në Webhelp, dhe tani në Concentrix. Duke filluar nga zyrat e IQ to Link në Ulpianë, ajo ka parë nga afër rritjen e jashtëzakonshme që kemi arritur ndër vite. Diana ka kontribuar në shumë projekte dhe e vlerëson thellësisht kulturën e kompanisë, ekipin e mrekullueshëm, dhe e konsideron rolin e saj si të mbushur me kënaqësi.

“Puna në Concentrix më ka bërë të ndihem si pjesë e një familje të madhe që rritet së bashku. Çdo ditë ndihem e sigurt, e vlerësuar dhe e frymëzuar. Kam vlerësuar gjithmonë fleksibilitetin që më ka ofruar kompania. Kam pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre nëntë viteve, duke qenë dëshmitare e zhvillimit tonë dhe duke kontribuar në suksesin tonë. Kultura mbështetëse dhe kolegët e mrekullueshëm bëjnë Concentrix një vend ku me të vërtetë më pëlqen të punoj. Jam e gatshme të shoh më shumë suksese dhe të festoj edhe shumë vite të tjera këtu në Concentrix Kosovo,” thotë Zeqiri.

Concentrix është udhëheqës global në teknologjinë dhe shërbimet që mbështesin më shumë se 2000 klientë në zgjidhjen e sfidave më të vështira të biznesit të tyre. Kompania është e pranishme në më shumë se 70 vende, në gjashtë kontinente, dhe ofron shërbime në mbi 150 gjuhë të ndryshme. Në Kosovë, në qytetet si Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Gjilan dhe Gjakovë, Concentrix ka të punësuar mbi 1500 ekspertë për të ofruar mbështetje për klientët në gjuhën gjermane.

Nëse dëshironi t'i bashkoheni ekipit tonë të Concentrix Kosovo dhe të bëheni një GameChanger, na kontaktoni në: webhelpKOSOVO.com, Concentrix Kosovo është duke u rritur me ju.

Rreth nesh: Përjetoni fuqinë e Concentrix-it

Concentrix Corporation (NASDAQ: CNXC) është një lider global në teknologjinë dhe shërbimet që mbështesin markat më të mira në botë, sot dhe në të ardhmen. Kompania është e përqendruar në njeriun, duke u bazuar në teknologji të avancuar dhe inteligjencë artificiale. Çdo ditë, ne projektojmë, ndërtojmë dhe drejtojmë zgjidhje plotësisht të integruara, zgjidhje që ofrojnë mbulim të gjerë dhe shpejtësi në të gjithë strukturat e ndërmarrjes, duke ndihmuar mbi 2.000 klientë të adresojnë sfidat më të vështira të biznesit të tyre.

Pavarësisht a bëhet fjalë për dizajnimin e përvojave të markave që ndryshojnë lojën, ndërtimin dhe shkallëzimin e teknologjive të sigurta të AI, ose fillimin e operacioneve dixhitale që ofrojnë konsistencë globale në vend, ne këtë e mbulojmë. Në zemër të gjithçkaje që bëjmë qëndron përkushtueshmëria që ta transfojmojmë mënyrën se si kompanitë lidhen, ndërveprojnë dhe rriten. Ne jemi këtu për të ripërkufizuar çfarë do të thotë sukses, duke ofruar rezultate të paimagjinuara në çdo vertikale kryesore më shumë se 70 tregje. Praktikisht kudo. Vizitojeni concentrix.com për të mësuar më shumë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024