Ngjarjet e datës 25 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së - intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton projekt-rezolutën mbi raportin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla-N303, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike prezanton analizën e tregut mbi procesin e prokurimit të barnave esenciale në Kosovë. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet konferenca e parë ndërkombëtare e rinisë për Vetëvendosje. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00-16:00)

Komisioni për Arsim shqyrton aplikacionet e kandidatëve për anëtarë të KKTK. (Kuvendi i Kosovës,  salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shpall konkursin për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”. (Kuvendi i Kosovës salla C-203, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban diskutim lidhur me rekomandimet e raporteve të shqyrtuara në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Mbahet tryeza e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.  (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi shpall konkursin për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”, si dhe shqyrton raportin vjetor të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet mbledhje komemorative për albanologun Mehmet Rukiqi. (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e varrimit të albanologut Mehmet Rukiqi. (Verboc, Drenas - varrezat e familjes Rukiqi, ora 17:00)

Agjenda e aktiviteteve të Zyrës së BE-së në Kosovë:

-Takim me kryetarin e Skenderajt Fadil Nura. (Objekti komunal Skenderaj, ora 9:15 – 9:55)

-Vizitë në çerdhen e re të konstruktuar për fëmijë me fonde të BE-së. (Vendi: Ashanajka pranë shkollës “Rasim Kiçina”, Skenderaj, ora 10:00)

-Vizitë në klinikën private psikologjike Mentor Ajeti. (Rruga “Selman Vojvoda”, numër 8, Skenderaj, ora 10:15)

-Takim me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci. (Objekti komunal Drenas, ora 11:00 – 11:40)

-Ecje përgjatë sheshit të sapondërtuar. (Sheshi "Fehmi dhe Xhevë Lladrovci", ora 11:40 – 11:50)

-Vizitë në kompaninë e pastrimit të Agim Ajazit. (Banesat e banimit social, Drenas, ora 12:00)

35Shkallë mban eventin lansues. (Hotel “Grand”, Barbar Center, kati i katërt  Prishtinë, ora 18:00)

Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla - Femrat 2024 në basketboll. (Palestra e vogël Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ora 20:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024