Kroaci-Itali, rezultati pas pjesës së parë
Euro 2024
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Italisë kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.

Italianët kishin rast shënimi në minutën 22, por Retegui u tregua i pasuksesshëm përballë mbrojtjes kroate.

Ekipi i azzurëve u tregua edhe në vazhdim më i mirë dhe mbrojtja kroate kishte shumë probleme.

Në minutën 26, sërish Retegui ishte në sulm, por goditja e tij u bllokua nga Pongraçiq.

Një minutë më vonë, Livakoviq shpëton Kroacinë, pasi Barella e gjeti të vetmuar Bastonin gjuajtja e të cilit u prit në mënyrë fantastike.

Në minutën 31, kroatët patën rast të mirë, por harkimi i Modriq nga e djathta u prit nga Donnarumma.

Pellegrini në minutën 36 rrezikoi portën kroate nga afërsia e zonës së penalltisë, por Livakoviq nuk lejoi befasi.

Pas pjesës së parë rezultati është i barabartë - 0:0.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
282
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024