OneLifeRally në Kosovë, makina super luksoze ekspozohen në kryeqytet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Makina super luksoze janë ekspozuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në një pritje të organizuar nga “Maraklitë e kerreve” me rastin e vizitës së grupit “OneLifeRally”, i cili ka përzgjedhur Kosovën në mesin e shtatë vendeve që do t’i vizitojë.

Organizatori Advan Plakolli nga “Marakli të Kerreve”, ka thënë se shumica e veturave të ekspozuara janë nga Amerika dhe Evropa.

Porosia e Plakollit për “meraklinjtë e veturave” është që të vendosin rrypinë e sigurimit, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të mos vozisin shpejt.

Një qytetar i Republikës Çeke, i cili nuk deshi të identifikohej, por që tha se mban nofkën “Baby Duck”, kishte ardhur në këtë event me një makinë interesante Audi R8 2016. Ai tha se arsyeja që ndodhet në Kosovë janë veturat. AI kishte edhe një mesazh motivues për të gjithë adhuruesit e veturave.

Ndër pjesëmarrësit e këtij eventi interesant ishte edhe Taulant Brahimi me veturën e tij BMW X6 M. AI thotë se një veturë të tillë mund ta fitosh vetëm duke punuar.

Ndryshe, organizatori ka bërë të ditur se eventi i radhës do të jetë më 28 korrik - “Diaspora Meeting”.

Lajmi i plotë në parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024