Gjendje stabile pas reshjeve në Fushë Kosovë, qytetarët kërkojnë kompensim të dëmeve
Lajme
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Fushë Kosovës gjendja në terren është stabilizuar dhe ekipet janë duke bërë punën e tyre. Mirëpo, reshjet e mëdha të shiut, shkaktuan dëme më së shumti në bujqësi. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori për Shërbime Publike dhe Mjedis në këtë komunë, Ardit Sekiraqa.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Sekiraqa ka thënë se gjendja është mirë, duke theksuar se dëme më shumë ka shkaktuar në bujqësi.

Ndërkaq, të shqetësuar nga këto dëme janë qytetarët, të cilët kërkojnë nga niveli qendror të ndajë më shumë mjete për këto raste.

Banori i kësaj komune, Bashkim Spahiu derisa ka treguar për dëmet, ka theksuar se më së shumti dëme ka shkaktuar tek kulturat bujqësore, për çfarë ka kërkuar nga niveli qendror të ndajë më shumë buxhet në këtë drejtim. Se gjendja ka qenë e rënduar e thotë edhe qytetarja, Elmaida Morina. Edhe qytetari, Sherif Kosova ka thënë se gjendja e mbrëmshme ka shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit.

Ndërkohë, vërshime gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në disa lagje në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka lutur qytetarët që të shmangin përdorimin e automjeteve gjatë pasdites dhe ka sugjeruar institucionet publike dhe private të lirojnë punëtorët më herët nga puna, për të shmangur trafikun e rënduar në orët e pasdites meqë sipas tij parashihen shira me intensitet të lartë sikur dje.

Rama ka shkruar në Facebook se pas reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë pasdites së djeshme, kanë dal në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë në pikat kyçe, në mënyrë që të evitohen dëmet në raste të ngjashme.

https://kosovapress.com/rama-lut-institucionet-ti-lirojne-punetoret-me-heret-nga-puna-parashihet-mot-me-shi

Derisa Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se përkundër reshjeve të dendura të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të ujit nga rrjeti i ujërave të zeza, deri në këto momente nuk janë evidentuar dëmtime të aparaturave mjekësore dhe dëme të tjera materiale.

Sipas një njoftimi, uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar.

https://kosovapress.com/qkuk-perkunder-reshjeve-te-shiut-ska-demtime-te-aparaturave-mjekesore

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024