Ngjarjet e datës 24 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Gjykata Supreme e Kosovës do të jetë nikoqire e Konferencës së 14-të të Kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore. Merr pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:30)

Lëvizja FOL me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sinjalizuesve, organizon diskutimin “FOL Hapur” mbi rëndësinë, efektivitetin dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. (Lëvizja FOL, rruga “Andrea Gropa” numër 35, Prishtinë, ora 10:00)

Komuna e Drenasit nderon me titullin “Qytetar Nderi” presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. (Komuna e Drenasit, ora 10:30)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diksutim mbi lejimin e shpenzimeve për organizimin e pritjes për përfituesit e Programit për Diplomaci Qytetare nga MPJD. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Mbabet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi I Kosovës, salla C- 301, ora 11:00)

Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike prezanton Formularin e Ankesës të zhvilluar rishtazi për raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut tek institucioni i Ombudspersonit. Merr pjesë Naim Qelaj, Avokati i Popullit i Kosovës. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00-13:00)

Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës, seksioni  shkencave të natyrës, prezanton botimin “Proceset dhe ciklet termodinamike” të autorëve Fejzullah Krasniqi e Naser Sahiti. (Salla e Akademisë së Shkencave e Arteve e Kosovës Prishtinë, ora 11:00)

Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK) promovon librin “Sportet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë”, i autorëve Ahmet Mahmutaj dhe Enver Ulaj. (Amfiteatri i madh i Fakultetit të Edukimit Prishtinë, ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës mban diskutim rreth dokumentacionit të proceduar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Mbahet pritja e grupit Oneliferally, grup i përbërë nga entuziastë të super veturave. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 16:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024