Franca pa gola, Deschamps lodhet nga Dembele
Euro 2024
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Barazimi i Francës kundër Holandës ka rritur zemërimin në kombëtaren franceze, pasi mos efikasiteti në sulm mund ta bëjë trajnerin Didier Deschamps të merr vendime në ndeshjen e radhës kundër Polonisë.

Sipas L'Equipe, viktima e madhe do të ishte Ousmane Dembele, i cili pas dy ndeshjeve shumë diskrete mund të shikonte fillimin e ndeshjes nga banka rezervë, megjithëse mungesa e një zëvendësuesi të qartë mund t'i japë një shans të ri anësorit.

Sulmuesi i PSG-së kishte fituar një vend titullari në muajt e fundit dhe dukej se ishte një nga lojtarët e rregullt të trajnerit. Megjithatë, barazimi pa gola do të kishte ndryshuar statusin e lojtarit brenda skuadrës. Golat dhe asistimet e Ousmane janë ende zero në këtë kampionat evropian, por francezi nuk ka gjuajtur as në portë në 144 minutat që ka qenë në fushë.

Kingsley Coman do të ishte një nga ata që mund të hynte në atë pozicion. Lojtari i Bayern Munich ka pësuar disa lëndime të mëdha këtë sezon, por ai është rikuperuar plotësisht dhe mund të jetë në formacionin fillestar.

Shënuesi i golit të fitores në finalen e Ligës së Kampionëve 2021 është pjesë e thelbit të besimit të Deschamps, i cili tashmë e çoi atë në Kampionatin Evropian 2016 dhe 2021. Opsioni tjetër është Kolo Muani, bashkëlojtari i Dembeles te PSG i cili tashmë ishte protagonist në Botërorin e kaluar në Katar. Edhe pse është një profil ndryshe nga Dembele, ai mund të përshtatet në skemën franceze për shkak të lehtësisë së tij për të gjetur rrjetën.

Nga ana e tij, premtimi i ri Bradley Barcola nuk ka pasur ende asnjë minutë. Për futbollistin 21-vjeçar, Deschamps shpjegoi se, pavarësisht se nuk ka shumë përvojë në kombëtare, ai është i përgatitur dhe se mund të ketë shansin kundër Polonisë.

"Bradley ka kualitete dhe kjo është arsyeja pse ai është atje. Edhe pse ka shumë opsione sulmuese, ai duhet të jetë i gatshëm në çdo kohë", tha trajneri në TF1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024