Komuna e Deçanit ka shpall “Qytetar Nderi” presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Asambleja e kësaj komune vlerësoi se Begaj është një nga personalitetet me kredibilitetin më të madh njerëzor dhe politik jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha trojet shqiptare. Merita për këtë titull, sipas tyre vjen sepse Begaj është ndër figurat më unifikuese të shqiptarëve dhe se nderon shtetin shqiptar kudo në botë.
Pas pranimit të këtij çmimi, Begaj u shpreh i vlerësuar dhe i privilegjuar për marrjen e titullit “Qytetar Nderi” nga Komuna e Deçanit.Begaj shtoi se Deçani është një trevë ku janë shkrepur pushkët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendi ku kanë lindur njerëz të besës e legjenda ë të vërteta të atdhedashurisë.
“Kam ardhur tek Bjeshkët e Nemuna një vend të bekuar nga Zoti këto troje kanë një histori të pasur dhe të lashtë sa vetë bjeshkët ku traditat ndërthuren me legjendën dhe ku jeton i pastër shpirti i pa epur i shqiptarisë…Jam në një trevë ku kanë lindur burra e trima patriot dhe njerëz të mençur e të besës, legjenda të vërteta të atdhedashurisë. Të parët tuaj ishin simbol i rezistencës ndaj pushtuesit…Deçani ka shkrepur pushët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…Nga sot unë jam shumë i nderuar dhe i vlerësuar që me propozimin e asamblesë së Deçanit të jem qytetar nderi i kësaj krahine…e pranoj me shumë mirënjohje, është privilegj dhe vlerësim i jashtëzakonshëm për të marrë këtë titull. Natyrisht, që ky titull më nxit që të vazhdoj të punoj akoma më shumë për të bërë që Kosova të ketë vendin e merituar aty ku i takon, të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha Begaj.“U tha nga kryesuesi që Deçani e ka hisen e madhe në lirinë e këtij vendi. Një qytet i cili ka pësuar, ka qenë i shkatërruar komplet, mirëpo tash jemi në një situatë krejt tjetër ku edhe këto takime na bëjnë më obligativ për të ecur më përpara që këtë vend ta bëjmë më të bukur për fëmijët tanë. Unë kërkoj specifikisht mbështetjen e presidentit të Shqipërisë dhe gjithë ekipit të tij që të na ndihmojë në këtë ecje drejt suksesit”, tha Ramosaj.
Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se prania e Begajt dhe mundësia për t’i treguar atij të mirat e Deçanit, bëjnë që kjo e diel të jetë ditë më ndryshe nga të tjerat.