Kaq milionë euro mbesin të bllokuara nga masat e BE-së, opozita e shqetësuar se vendi mund të përjashtohet edhe nga Plani i rritjes
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të vendosura një vit më parë kanë pasur ndikim negativ në ekonominë e vendit. Kështu vlerësojnë partitë opozitare dhe njohësit e ekonomisë, ku sipas tyre rreth 300 milionë euro janë bllokuar nga BE-ja.

Derisa ngrisin shqetësime se Kosovës mund të mos i disbursohen as mjetet nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Lidhur se në cilat projekte është prekur ekonomia e vendit dhe në çfarë shume, KosovaPress ka dërguar pyetje edhe tek Ministria e Ekonomisë, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kësaj teme.

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dy ditë më u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Ndërsa, nga mazhoranca presin që masat të hiqen dhe se humbjet gjatë periudhës 1-vjeçare janë vetëm shtatë milionë euro.

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti thotë për KosovaPress se për shkak të masave janë bllokuar 300 milionë euro. Kjo sipas tij i bie se janë bllokuar edhe 600 milionë euro të tjera të cilat mungojnë në qarkullimin e përditshëm ekonomik.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian sipas deputetit të AAK-së, Pal Lekaj kanë dëmtuar Kosovën në aspektin ekonomik.

Ai thotë se BE-ja nuk duhet të sanksionojë Kosovën për shkak të një kryeministri, pasi në pyetje janë qytetarët e vendit.

Ndërkaq, kryetri i Dhomës së Tregtisë e Indistrisë, Skënder Krasniqi, thotë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës po ndikojnë në moszhvillimin ekonomik të vendit.

Në anën tjetër, deputeti nga partia në pushtet, Armend Muja thotë se në kuptim të projekteve të BE-së, mund të jenë afektuar rreth shtatë milion euro, derisa shton se këto masa të padrejta duhet të hiqen.

Mësohet se në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Por, si kompromis pritet që këto masa të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024