Mbappe shënoi dy gola sot, luajti me maskë
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe mori pjesë në një ndeshje praktike të shtunën në aksionin e tij të parë që nga thyerja e hundës, duke shënuar dy herë kundër ekipit U21 të klubit gjerman Paderborn, ku francezët janë të vendosur për Kampionatin Evropian.

Mbappe ishte në stol, por nuk luajti në barazimin 0:0 të së premtes me Holandën në ndeshjen e dytë të Francës në Grupin D, pas thyerjes së hundës në fitoren 1:0 ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre të parë të hënën e kaluar. Ai u lëndua në një përplasje me mbrojtësin austriak Kevin Danso, raporton KosovaPress.

Mbappe mbajti një maskë kundër lojtarëve të akademisë së Padereborn dhe luajti në të gjithë ndeshjen, e përbërë nga dy pjesë 30-minutëshe. Ai gjithashtu dha dy asistime.

Mbappe e kishte përdorur maskën më parë në dy seanca stërvitore përpara ndeshjes kundër holandezëve, por kjo ishte hera e parë që e mbante atë në një situatë loje.

Franca, e cila pothuajse me siguri ka kaluar në fazën tjetër të turneut në Gjermani, përfundon programin e grupeve kundër Polonisë në Dortmund të martën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024