Euro 2024: Formacionet zyrtare të Turqisë dhe Portugalisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Turqisë dhe Portugalisë, e vlefshëm kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në xhiron e parë të zhvilluar, Turqia e mposhti 3:1 Gjeorgjinë, ndërsa Portugali fitoi 2:1 kundër Republikës së Çekisë, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Turqia zë vendin e parë me tri pikë në Grupin F, aq sa ka edhe Portugalia në vendin e dytë, kurse Çekia e Gjeorgjia renditet në vendin e tretë, respektivisht katërt me nga një pikë.

Për herë të fundit këto dy kombëtare janë takuar në muajin mars të vitit 2022, ku asokohe Portugalia fitoi 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Turqia (4-2-3-1): Bayindir; Kadioglu, Bardakci, Akaydin, Celik; Ayhan, Calhanoglu; Akturkoglu, Kokcu, Akgun; Yilmaz

Portugalia (4-3-3): Costa; Cancelo, Dias, Pepe, Mendes; Vitinha, Palhinha, Fernandes; Silva, Ronaldo, Leao

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024