Mbi 19 mijë nxënës të shkollave të mesme në Kosovë i janë nënshtruar sot Testit të Maturës Shtetërore.
Testi 100 pikësh po konsiderohet si i thjeshtë dhe me pyetje të logjikshme nga vetë nxënësit, derisa lënda e Matematikës mbetet më sfiduese për ta.Përveç matematikës, për dikë pyetjet nga gjuha shqipe, u vlerësuan të ishin si më të vështirat. Kjo pasi disa nxënës kishin vijuar mësimet në shkolla private, ku në shumicën e lëndëve kishin mësuar në gjuhën angleze.
Nxënësja Rita Lahaj për KosovaPress tha se ka hasur në vështirësi gjatë plotësimit të pyetjeve në gjuhën shqipe, derisa shtoi se kishte raste që nuk i kuptonte fjalët, duke specifikuar ato të dialektit.
Por, e kundërta qëndron për nxënësen Linda Maloku. Ajo tha se gjatë testit u sfidua nga enigmat e matematikës.
Sipas saj, pyetjet e parashtruara në test kanë qenë logjike dhe jo të vështira.
“Është dashur ta lodhësh trurin më shumë” u shpreh nxënësja, Alina Gorani derisa ka folur për pyetjet nga matematika.
Ajo tha se pret pikët maksimale dhe se do të vazhdojë të studiojë informatikën.
Ndër disa shkolla të Prishtinës ku u organizua Testi i Maturës Shtetërore, është edhe ajo fillore e mesme e ulët “Emin Duraku”.
Drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani për KosovaPress tha se testit i janë nënshtuar 151 nxënës.
Osmani potencoi se nuk është raportuar nga administruesit e vëzhguesit për tentim kopjim apo parregullsi në këtë shkollë.
Ndërkaq, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e tjera, edhe kësaj here në media është raportuar se testi është shpërndarë nëpër grupe të ndryshme të rrjeteve sociale.
Ndërsa, 500 nxënësve iu është refuzuar e drejta për t’iu nënshtruar testit, për shkak të mos aplikimit të saktë, ose problemeve që kishin me e-Kosova.
Lajmi i plotë ne sistemin me parapagim...