Qorrolli akuzon Kushtetuesen se për arsye politike po vonon vendimin për Byronë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli akuzon Gjykatën Kushtetuese se për qëllime politike po e vonon vendimmarrjen për Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai thotë se derisa të sigurohen votat në Kuvend për vettingun do të miratojnë ligjin për integritetin dhe statusin e gjyqtarëve. Megjithatë, sipas tij për miratimin e këtij ligji ka rezistencë nga Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor.

I dyti në dikasterin e drejtësisë thotë se kritikat e pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë nuk paraqesin ndërhyrje në punën e tyre, pavarësisht vërejtjeve në raportet ndërkombëtare.

Qorrolli në intervistë për KosovaPress thotë se votat e dyfishta të komuniteteve në Kuvend për ndryshimet kushtetuese e kanë pezulluar vettingun në drejtësi. Ai thotë se si plan ‘b’ është miratimi i ligjit për integritetin dhe statusin e gjyqtarëve, ku do të bëhej vlerësimi i performancës dhe integritetit në baza të vazhdueshme.

Qorrolli ka shprehur besimin se reforma në Këshillin Prokurorial do të realizohet dhe se ligji i ri për KPK-në që ka kaluar në lexim të parë është në përputhje me  Kushtetuesen.

Qorrolli deklaron se opozitarët Kushtetuesen po e përdorin për t’i ngadalësuar reformat në drejtësi.

Kritika ndaj Kushtetueses adreson Qorrolli sa i përket vonesave për shqyrtimin e Projektligjit për byronë.

Sipas tij, politikës i takon e drejta e komentimit për sistemin e drejtësisë dhe çështje të tilla nuk përbëjnë ndërhyrje në drejtësi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024