Në Gjermani standardi i qytetarëve 17% më i lartë se mesatarja e BE-së
Biznes
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Standardi i qytetarëve gjermanë u përmirësua në vitin 2023 dhe ishte 17 për qind më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur Enti Evropian i Statistikave.

Eurostat mat standardin me konsumin real individual për çdo banor, i cili tregon se sa mallra dhe shërbime kanë konsumuar individët, nëse i kanë paguar vetë apo kostoja është përballuar nga shtetet apo organizatat joqeveritare.

Konsumi real individual për frymë shprehet me standardin e fuqisë blerëse, një monedhë artificiale që eliminon diferencat e çmimeve midis vendeve.

Vitin e kaluar, Luksemburgu përfundoi dhjetë vjet në krye të listës së anëtarëve me standardin më të lartë të shprehur nga konsumi real individual për banor, i cili ishte 38 për qind më i lartë se mesatarja evropiane, në nivelin e vitit 2022, kur u reduktua për shkak të krizës.

Pasojnë Austria, Holanda dhe Gjermania, me konsum rreth 17 për qind mbi mesataren e BE-së. Më afër mesatares janë Italia dhe Qiproja. Rumania kryeson grupin e vendeve me një hendek prej 10-15 për qind. Në vitin 2013, mesatarja ishte 44 për qind. Në grup bëjnë pjesë Spanja, Portugalia, Sllovenia, Polonia dhe Malta.

Kroacia u rendit krahas Estonisë dhe Greqisë me konsum real individual për banor në vitin 2023, 22 për qind më i ulët se mesatarja e BE-së. Në vitin 2022, ishte më e ulët me 24 për qind dhe 10 vjet më parë, në 2013, ishte prapa mesatares me 36 për qind.

Vitin e kaluar, sipas treguesit të konsumit real individual, standardin më të ulët e kanë shënuar Sllovakia, Letonia, Bullgaria dhe Hungaria, të cilat kanë mbetur prapa mesatares me 25 deri në 30 për qind.

Vitin e kaluar, Luksemburgu ruajti pozitën e vendit me GDP-në më të lartë për frymë, afërsisht 2.4 herë më i lartë se mesatarja e BE-së.

Luksemburgu bie dukshëm më pak se mesatarja e BE-së në kategorinë e konsumit real individual, pasi punëtorët e huaj shpenzojnë të ardhurat e tyre në vendet e tyre të origjinës.

Irlanda konfirmoi vendin e dytë me një GDP për banor afërsisht dyfishin e mesatares së BE-së. Holanda, Danimarka dhe Austria e kaluan mesataren me 20 deri në 30 për qind. Malta, Franca, Italia dhe Qiproja ishin mesatare, ndërsa Sllovenia, Çekia dhe Spanja ishin prapa me rreth 10 për qind.

Vitin e kaluar, Kroacia u rendit pas Hungarisë me GDP për frymë më të ulët se mesatarja me 24 për qind. Në vitin 2022, ajo mbeti prapa mesatares së BE-së me 27 për qind dhe në 2013 me 38 për qind. Greqia dhe Bullgaria shënuan GDP-në më të ulët  për frymë vitin e kaluar, 33 dhe 36 për qind më të ulët se mesatarja e BE-së, sipas Eurostatit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024