Rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Familjarët e Binak dhe Reshat Daçaj, të vrarë gjatë luftës në Prizren, kanë reaguar ndaj Milosh Pleskoviq-Miki, i cili ka mohuar të ketë kryer aktin makabër gjatë paraqitjes së tij në seancën e sotme gjyqësore në Prishtinë.

Pas seancës gjyqësore, nëna e viktimave, Minire Daçaj, ka akuzuar Milosh Pleskoviq se ka vrarë dy djemtë e saj binjakë.

Daçaj, me lot në sy, ka treguar rastin e ngjarjes makabre. Ajo ka thënë se Binaku dhe Reshati kanë shkuar në mal dhe pas një jave i kanë gjetur trupat e tyre të pajetë.

Serbi mohon krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Prizren • KosovaPress

Avokati i viktimave, Gent Gjini ka kërkuar nga gjykata për krime të rënda që të dalin në vendin e ngjarjes dhe të shikohet se si është kryer krimi. Ai e ka quajtur të papranueshme që Pleskoviq të gjykohet në bazë të ligjeve të Jugosllavisë, sipas të cilave dënimi maksimal mund të jetë nga pesë deri në 20 vjet burg.

Ndryshe, Milosh Pleskoviq është arrestuar më 29 shtator 2023 pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve, në lagjen “Hoqa Mahall” në Prizren, në vitin 1998.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024