Marshohet për 25-vjetorin e shëndetësisë së Prishtinës, përmenden arritjet në këtë sektor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Për nderë të 25 vjetorit të shëndetësisë së Prishtinës punëtorët shëndetësor të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Urgjencës, parakaluan në sheshet kryesore të Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Izet Sadiku ka numëruar sukseset e sektorit të shëndetësisë, duke thënë se për këto 25 vite krenohen me arritjet e tyre.

“Sot është dita e shëndetësisë së Prishtinës është një vit jubilar dhe mendoj që shëndetësia e Prishtinës për këto 25 vite është zhvilluar shumë dhe sot ne kemi një shëndetësi që është për me u krenu. Vetëm vitin e kaluar kemi dhënë diku rreth 3 milion e 500 mijë shërbime, mbi 1 milion e 100 mijë vizita, rreth 1 milion shërbime laboratorike. Ne kemi rrit shumë shërbime në Prishtinë e kemi rrit shërbimin shtëpiak që punon sot 12 orë 365 ditë, kemi rrit shërbimet laboratorike, radiologjike, stomatologjike dhe gjitha këto kanë ndikuar sot që ne me u krenu me shëndetësinë e Prishtinës”, tha Sadiku.

Sadiku ka folur edhe rreth qëllimit të këtij aktiviteti dike përmendur edhe zonat që kanë vizituar.

Arjeta Pula, specialiste e mjekësisë familjare, ka treguar për aktivitetet që i kanë zhvilluar gjatë kësaj jave. Pula shtoi se gjatë vizitave kanë ofruar konsultime për stil jetese të shëndetshme.

Ndër aktivitetet tjera ishte edhe dhurimi vullnetar i gjakut si dhe aktiviteti përmbyllës i kësaj jave ishte përurimi i emrit të ri të QKMF-së Gani Demolli i cili ishte shef i shërbimit shëndetësor të Nënës Terezë prej vitit 92 – 99.

Ndërkaq nga data 18 deri më 21 qershor ka pasur një sërë aktivitetesh të organizuara nga Drejtoria e Shëndetësisë për nderë të kësaj dite.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024