ProCredit më afër Mitrovicës!
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua


Banka ProCredit tashmë zyrtarisht e pranishme në qytetin e bukur të Mitrovicës. Më 4 qershor 2024 u shënua hapja e shumëpritur e degës së re, në një atmosferë të ngrohtë festive mes klientëve, stafit dhe partnerëve të bankës, të përcjellë nga tingujt e lehtë të kitarës.

Në një lokacion shumë të përshtatshëm afër Urës së Ibrit, pika e re ka dizajn modern dhe Zonë Digjitale 24/7 me teknologjinë e fundit bankare, që e bën shumë të lehtë shërbimin ndaj klientëve. ATM-të në këtë zonë mundësojnë tërheqje, deponime, pagesa komunale, pagesa faturash, mbushje telefoni dhe shumë e shumë shërbime të tjera inovative.Shoqëruar nga ekipi profesional i këshilltarëve të cilët ofrojnë zgjidhje të personalizuara varësisht nga kërkesat e klientëve, kjo degë sjell për mitrovicasit një frymë të re se si bankojnë!

Kryesuesi i Departamentit të Klientëve Privatë, z. Besar Pllana, përuroi pikën më të re të bankës me një fjalim dedikuar klientëve, ku shprehu entuziazmin e bankës rreth pranisë së shtuar fizike në qytetin e Mitrovicës. Sipas tij, kjo prani forcon edhe më tej cilësinë e shërbimeve lokale, krah për krah me shërbimet tejet të avancuara digjitale që tashmë janë pjesë e gamës së mundësive që ProCredit-i u ofron klientëve të vet.


Banka ProCredit vazhdon zgjerimin e saj përmes shërbimeve inovative digjitale si dhe këshillimit të personalizuar ndaj klientëve, duke ofruar gatishmëri nga 09:00 deri në 16:30 për çdo kërkesë tuajën, kurse shërbimet brenda zonës 24/7 janë të qasshme gjatë të gjithë kohës.

Për më shumë informata rreth shërbimeve të Bankës ProCredit, vizitoni faqen zyrtare: procreditbank-kos.com.

Lehtë për ty!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024