Thyhet një rekord tjetër nga Messi
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi u bë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Amerikës të enjten, pasi arriti në 35 paraqitje në ndeshjen hapëse të turneut kundër Kanadasë.

Messi kishte ndarë rekordin me portierin kilian Sergio Livingstone që kur u shfaq në finalen e Copa America 2021 në Brazil, ku  Argjentina triumfoi.

Paraqitjet e Messit janë shpërndarë në shtatë edicione të Kupës, duke filluar me turneun e vitit 2007 në Venezuelë, përcjellë KosovaPress.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë mund të vendosë më shumë rekorde në kompeticionin e këtij viti - atij i nevojiten katër gola për të barazuar bashkatdhetarin Norberto Mendez dhe Zizinho të Brazilit si golashënues të të gjitha kohërave të Kupës së Amerikës me 17 gola.

Nëse Argjentina fiton turneun, Messi do të bëhet gjithashtu kapiteni i parë që fiton turne radhazi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024