​Roberto Baggio rrahet nga hajdutët në shtëpinë e tij
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Legjenda e futbollit italian, Roberto Baggio është shtruar në spital pasi u sulmua nga grabitës të armatosur, të cilët hynë në shtëpinë e tij dhe mbyllën familjen e tij, ndërsa ata ndiqnin ndeshjen e mbrëmshme të Euro 2024 mes Italisë dhe Spanjës .

Baggio, 57 vjeç, ishte në shtëpinë e tij në Altavilla Vicentina, një qytet i vogël në Italinë veriore që ndodhet afërsisht një orë me makinë larg Venecias, rreth orës 22:00, përcjellë KosovaPress.

Baggio u përpoq të luftonte me banditët, ai u godit në kokë me kondakun e armës, përpara se ai dhe familja e tij të mbylleshin në një dhomë. Grabitësit kanë vjedhur ora, stoli dhe para, vlera e të cilave nuk dihet aktualisht.

Baggio ishte në gjendje ta lironte familjen e tij nga dhoma ku ishin mbyllur, por jo përpara se grabitësit të largoheshin.  “Corriere della Sera” raportoi se grabitja zgjati mbi 40 minuta. Policëve hetues u janë dorëzuar pamjet e kamerave për të ndihmuar hetimin e tyre.

Baggio, ndërkohë, iu desh të shkonte në një spital në Arzignano, afërsisht tetë milje larg shtëpisë së tij, për t'u trajtuar për dëmtimin e tij në ballë, për të cilin iu dhanë qepje.

Ndërsa asnjë nga familja e tij nuk u lëndua, mediat lokale raportuan se ata mbetën të tmerruar nga incidenti. 

Si e vlerësoni punën e Liburn Aliut në krye të Ministrisë së Infrastrukturës?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
32
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024