Euro 2024/ Ndeshjet e ditës së sotme
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kampionati Evropian i futbollit do të vazhdojë rrjedhën e tij edhe me tri ndeshjet të tjera sot në kuadër të fazës së grupeve. Nga ora 15:00 në stadiumin  “Merkur Spiel-Arena” do të ndeshen Sllovakia dhe Ukrainë në kuadër të grupit E.

Sllovakia e fitoi ndeshjen e parë kundër Belgjikës, kurse Ukraina pësoi disfatë nga Rumania, raporton KosovaPress.

Më tutje, nga ora 18:00 stadiumin “Olympiastadion” në Berlin pret duelin ndërmjet Polonisë dhe Austrisë në grupin D. Këto dy skuadra do të kërkojnë fitoren e parë në këtë grup pasi u mposhtën nga Holanda, përkatësisht Franca.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme do të jetë ajo ndërmjet Holandës dhe Francës, dy skuadrat liderë të grupit D dhe fituesi i këtij ballafaqimi do ta siguronte kualifimin në fazën tjetër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024