Rumania dërgon Patriot në Ukrainë, Kuleba: Së bashku ta mposhtim Rusinë
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka mirëpritur vendimin e rëndësishëm të Rumanisë për transferimin e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë.

Ai ka thënë se ky hap do të ndihmojë në mbrojtjen e qiejve të Ukrainës, civilëve dhe infrastrukturës kritike nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë.

“Do të forcojë gjithashtu sigurinë e të gjithë rajonit tonë. Sa herë që rrëzojmë një raketë ruse që fluturon drejt perëndimit në Ukrainë, ne gjithashtu heqim një kërcënim të mundshëm për fqinjët tanë evropianë”, ka thënë Kuleba në një postim në X.

Kuleba u ka bërë thirrje shteteve të tjera që të ndjekin hapin e Rumanisë dhe të ofrojnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot, si dhe një furnizim të qëndrueshëm të interceptorëve, në mënyrë që “bashkërisht ta mposhtin terrorin ajror rus”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024