“Deri sa t'i përfundojnë skuadrat tjera stadiumin e parë, Llapi do të ketë stadiumin e dytë”, Batatina jep detaje
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Llapi pritet të bëhet me stadium të ri, i cili do të jetë me kritere evropiane. Kështu ka thënë trajneri i skuadrës llapjane, Tahir Batatina në një intervistë për KosovaPress.

Batatina e zbuloi në detaje “projektin gjigant” për ta ndërtuar një stadium të ri në Llap, pasi qëllimi i tij është që Kombëtarja e Kosovës të luajë ndeshjet edhe në Llap dhe jo vetëm në Prishtinë. Trajneri i Llapit tha se është në pritje që Kuvendi Komunal në Podujevë të ndajë parcelën për ndërtimin e “stadiumit gjigant”, i cili pritet të ketë 12 mijë ulëse.

Po ashtu, Batatina bëri të ditur se stadiumi aktual “Zahir Pajaziti” në të ardhmen do t’i shërbejë akademisë së klubit, ndërsa thumboi skuadrat rivale duke thënë “deri sa t'i përfundojnë skuadrat tjera stadiumin e parë, Llapi do të ketë stadiumin e dytë”.

"Një gjë e tillë do të bëhet shumë shpejtë, besoj që nëse më përkrah Komuna me parcelën dhe të na e ndajë zyrtarisht, ndoshta deri sa t'i përfundojnë skuadrat tjera stadiumin e parë, Llapi do të ketë stadiumin e dytë, një stadium gjigant për arsye që në këtë drejtim do të fillojnë edhe punimet, edhe mirëpres do të thotë që Llapi ta ketë stadiumin gjigant me 12 mijë ulëse, e meriton. Ky stadium i cili është këtu (Zahir Pajaziti) do të na shërbejë në momente të caktuara për akademinë e futbollit, sepse Llapi tashmë do të jetë një lokomotivë e dytë e Kosovës”, tha Batatina.

Drejtuesit e Llapit dhe Kuvendi Komunal në Podujevë janë në bisedime për parcelën e cila do t’i ndahet klubit për stadiumin e ri, lokacioni i të cilit sipas Batatinës do të jetë në fshatin Surkish. /A.Arifi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024