Tajlanda miraton projektligjin historik që lejon martesën mes gjinive të njejta
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Senati i Tajlandës ka miratuar leximin përfundimtar të një projektligji historik të barazisë martesore, duke i hapur rrugën vendit që të bëhet i pari në Azinë Juglindore që njeh martesat e të njëjtës gjini.

Projektligji fitoi mbështetjen e pothuajse të gjithë ligjvënësve të dhomës së lartë dhe do të dërgohet në pallat për miratimi nga mbreti Maha Vajiralongkorn. Ligji do të hyjë në fuqi 120 ditë pas botimit në gazetën mbretërore.

"Ne të gjithë jemi shumë të emocionuar," tha Plaifah Kyoka Shodladd, një aktiviste 18-vjeçare, përpara se ligji të miratohej. "Unë mund të ndjej se e gjithë bota po na brohorit."

Projektligji u miratua në leximin përfundimtar të martën me miratimin e 130 prej 152 anëtarëve të Senatit të pranishëm, me katër votues kundër dhe 18 abstenime.

Në mediat sociale, aktivistët kanë marrë mesazhe mbështetëse nga e gjithë bota – duke përfshirë në frëngjisht, spanjisht dhe birmanisht, shtoi Plaifah.

Tajlanda do të bëhet vendi i tretë në Azi ku çiftet e të njëjtës gjini mund të martohen, pas Tajvanit dhe Nepalit, dhe i pari në Azinë Juglindore. Në tetor, gjykata e lartë e Indisë refuzoi t'u jepte njohje ligjore martesave të të njëjtës gjini, duke thënë se kjo duhet të vendoset nga parlamenti.

Çiftet do të kenë akses të barabartë në martesë, si dhe të njëjtat të drejta në fusha duke përfshirë birësimin e fëmijëve, miratimin për kujdes shëndetësor dhe trashëgiminë.

Të drejtat e ofruara sipas legjislacionit do të vlejnë edhe për personat trans – megjithëse, ligjërisht, ata do të njihen ende sipas gjinisë së tyre të caktuar në lindje, thonë aktivistët. Aktivistët po bëjnë gjithashtu presion për një ligj për njohjen gjinore në Tajlandë për ta ndryshuar këtë. /The Guardian/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024