Euro 2024: Formacionet zyrtare të Portugalisë dhe Çekisë
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Red Bull Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Kombëtares së Portugalisë dhe Republikës së Çekisë, e vlefshme kjo për Grupin F të Kampionatit Evropian.

Skuadra e Roberto Martínez po bën paraqitjen e tyre të nëntë në Evropian dhe do të shpresojë të vazhdojë trendin që i pa ata të kualifikohen përtej fazave të grupeve në të tetë edicionet e mëparshme, raporton KosovaPress.

Republika Çeke po shfaqet në turneun e saj të tetë radhazi të Kampionatit Evropian, e mbështetur nga fakti që katër nga shtatë paraqitjet e fundit i panë të përparojnë në fazën e eliminimit. Ata kanë një rekord të përsosur nën drejtimin e trajnerit të ri Ivan Hašek, i cili e mori drejtimin pas fazës kualifikuese, me katër fitore në miqësore që erdhën edhe pse pranuan gol në çdo ndeshje.

Përballja e fundit mes Portugalisë dhe Çekisë daton në muajin tetor të vitit 2022, ku asokohe Portugalia e mposhti Çekinë me rezultat bindës 4:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Portugalia (3-5-2): Costa; Dias, Pepe, Dalot; Mendes, Vitinha, Fernandes, Silva, Cancelo; Leao, Ronaldo

Çekia (3-5-2): Stanek; Holes, Hranac, Krejci; Coufal, Sulc, Soucek, Provod, Doudera; Kuchta, Schick

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024