Ministri Sveçla merr pjesë në panairin e sigurisë “Eurosatory 2024” në Paris
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, janë në vizitë zytrare në “Eurosatory 2024”, në panairin më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, që u hap në Paris të Francës.

Në njoftim thuhet se qëllimi i vizitës së delegacionit të shtetit të Kosovës është që të avancojnë aftësitë mbrojtëse të ushtrisë dhe policisë së vendit, në mënyrë që të jenë të gatshëm të përballen me çdo kërcënim dhe të sigurojnë siguri për qytetarët, për rajonin dhe më gjërë.

“Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu. Panairi “Eurosatory 2024” është më i madhi në industrinë e mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, ku kanë qenë përzëntë 62 shtete, ndërsa është vizituar nga pjesëtarë të 150 shtete të botës”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se fuqizimi i institucioneve të sigurisë vjen si domosdoshmëri pas sfidave të shumta të sigurisë globale, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024