​Shqipërisë i nevojitet “mrekullia” për ta mposhtur Kroacinë
Sport
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas humbjen nga Italia, Shqipëria e vazhdon rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian të futbollit me ndeshjen ndaj Kroacisë e cila zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 15:00.

Humbja nga Italia ka bërë që të zvogëlohen gjasat e kuqezinjve për ta kërkuar kualifikimin tutje, dhe fitorja ndaj Kroacisë do të ishte jetike për të përzgjedhur e brazilianit Silvinjo.

Megjithatë, përkundër humbjes nga Spanja në ndeshjen e parë, trajneri Sami Sermaxhaj e konsideron Kroacinë si një rival ndaj të cilit Shqipërisë i nevojitet mrekullia për të marrë një rezultat pozitiv.

“Po shpresoj që ndaj Kroacisë më shumë do të kemi fokus dhe ndryshim të strategjisë së lojës ndaj kundërshtarit, në këtë rast Kroacinë në raport me lojën që kemi bërë ndaj Italisë...Sidoqoftë, Shqipëria duhet të shpresojë në mrekulli, mrekullia nuk ndodhi për arsye se nëse do të realizonte Manaj në ato minutat e fundit atëherë nuk do të kishte kohë Italia për t’u rikthyer dhe do të ishte një mrekulli një pikë. Po shpresojmë të kemi një mrekulli sepse kur shikojmë forcat ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë atëherë dihet që favorit është Kroacia”, tha Sermaxhaj.

I të njëjtit mendim është edhe gazetari i sportit në ATV, Ylber Kelmedni. Ai për KosovaPress ka thënë se Shqipëria duhet ta mposhto Kroacinë dhe pastaj të shpresoj që nga vendi i trëtë të kualifikohet tutje.

“I nevojitet mrekullia për ta kaluar grupin, me Kroacinë gjasat nuk janë të mëdha por në futboll nuk i dihet kurrë. Po shpresojmë që do ta fitojë këtë ndeshje me Kroacinë dhe pastaj nga vendi i tretë të kalojë tutje, të ketë fat pak sepse herën e fundit kur Shqipëria ishte pjesë e Kampionatit Evropian ishte në vendin e tretë, por gol-dallimin e kishte më të dobët dhe nuk arriti të kualifikohej tutje. Me Spanjën unë e shoh Shqipërinë si një skuadër që nuk do të ketë fara gjasa që t’i mposhttë”, tha Kelmendi.

Më tutje, Kelmendi ka rekomanduar që për dallim nga ndeshja me Italië, trajneri brazilian të bëjë tri ndryshime në formacionin startues kundër Kroacisë.

“Mendoj që në vend të Asanit duhet të startojë Arbër Hoxha pasi që në ata minuta që i luajti ishte me të vërtetë i mrekullueshëm. Ndërkohë, në sulm Broja është lojtari kryesor, sulmues i jashtëzakonshëm, por një transferim i dështuar te skuadra e Fulhamit në Angli ka bërë që ky lojtar të mos jetë në formën e duhur dhe mendoj që rastin trajneri duhet t’ia jap Rey Manajt. Manja është një sulmues që ka shkëlqyer në Turqi dhe për ata pak minuta sa luajti ndaj Italisë tregoi që mund të jetë i rrezikshëm...Pres që në këto dy pozicione të ketë ndryshime, po ashtu edhe te portieri pres të këtë ndryshime, të luajë Strakosha nga minuta e parë dhe për mendimin tim Hysaj nuk duhet të luajë, por Ivan Balliu i cili është aktualisht më i mirë se Elseid Hysaj.”, tha në fund Kelmendi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024