Bindja e Kurtit për fitore absolute në zgjedhje, kërkohet unifikim i partive opozitare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit Albin Kurti se janë të bindur se në vitin 2025 do t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, analistët politikë e konsiderojnë të domosdoshme përafrimin e partive opozitare për t’iu kundërvënë kreut qeveritar. Sipas tyre, nëse opozita s’ka një kauzë të përbashkët kundër partisë në pushtet, atëherë kryeministri aktual, Albin Kurti do të dëshmohet sërish si një lider i pakontestueshëm dhe opozita do të ketë rezultat të dobët zgjedhor. Megjithatë ka edhe dyshime që tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK do të gjejnë gjuhë të përbashkët për të garuar si një front opozitarë.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për KosovaPress se është e pakuptueshme sesi liderët opozitarë nuk po arrijnë së paku formalisht dhe në pika të gjera të arrijnë një dakordim që si front i përbashkët opozitarë ta kundërshtojnë kryeministrin Kurti.

Megjithëse e konsideron të nevojshme unifikimin e opozitës, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë se në bazë të gjendjes në teren ka përafrim më të madh të PDK-së me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, LDK-ja është e vendosur për të qëndruar edhe një mandat në opozitë, mirëpo me kushtin që të fitoi sërish Prishtinën në zgjedhjet lokale. Ndërkaq sa i përket AAK-së, Sadiku deklaron se partia e Ramush Haradinajt s’ka marrë asnjë premtim nga LVV-ja se do të marrë në koalicion.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, në tubimin e djeshëm me strukturat e partisë, duke aluduar në fitimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale tha se LVV-ja vitin e ardhshëm duhet të fitoj kampionatin dhe kupën.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të mbahen mes muajve janar-shkurt të vitit 2025, ndërkaq zgjedhjet lokale janë paraparë të mbahen në vjeshtën e po të njëjtit vit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
197
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024