Unioni i Turizmit shënon katër-vjetorin e themelimit, kërkohet mbështetja e bizneseve
Lajme
Lexohet për: 6 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Kosovë është shënuar rritje e numrit të vizitorëve prej 50 për qind në janar të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar. Kështu u tha në shënimin e katër-vjetorit të themelimit të Unionit të Turizmit të Kosovës, ku u theksua nevoja për promovimin e vendit. Po ashtu, është kërkuar nga institucionet që të mbështeten e subvencionohen bizneset dhe të eliminohen barrierat.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha se themelimi i saj ka qenë kërkesë e komunitetit. Gjatë katër viteve, Hoti shtoi se janë certifikuar mbi 50 biznese me vulën "Safe Travels".

“Certifikuam mbi 54 biznese me vulën ‘Safe Travels’, çka ishte një diçka jashtëzakonisht e mirë për kohën. Për shkak se vula ‘Safe Travels’ ishte ndër vulat më të famshme në atë kohë pandemie. Mbi 13 memorandume bashkëpunimi me akterë institucional, me akterë lokal, me komuna të cilat kanë të zhvilluar turizmin por njëkohësisht edhe me institucione ku bënë pjesë edhe Ministria e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, ku jemi të vetmit që kemi një memorandum bashkëpunimi. Krijimi dhe lansimi i aplikacionit ‘Think Kosova’, i cili deri më tash ka mbi 11 mijë përdorues, i cili aplikacion është pronë e Unionit të Turizmit të Kosovës dhe mundohemi që përmes këtij aplikacioni t’i informojmë dhe të jemi një lloj guide që të ju jap informacione të gjithë vizitorëve të cilët vijnë për ta vizituar Kosovën”, u shpreh Hoti.

Në shënimin e katër-vjetorit të themelimit të Unionit të Turizimit të Kosovës, Hoti shtoi se objektiv kanë rritjen e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

“Avokimi drejt lehtësirave dhe subvencionimeve të autoriteteve shtetërore për turistët e huaj. Eliminimi i barrierave dhe rritja e ofertës turistike në Kosovë. Ne e dimë dhe e kemi potencuar disa herë që është e domosdoshme mbështetja e bizneseve të Kosovës, mbështetja për vizitorët të cilët i sjellin. Mund të marrim modelin jo më larg se në Maqedoninë e Veriut që subvencionon nga 14 euro nga nata e dytë e më tutje. Është jashtëzakonisht e suksesshme kjo politikë dhe ne duhet të marrim modelet më të mira edhe nga shtetet tjera me qëllim që të rrisim dhe të zhvillojmë turizmin e Kosovës”, shtoi ai.

“Është nder dhe kënaqësi tejet e madhe që jam sot këtu, dhe t’i drejtohem bordi tuaj drejtues të Unionit të Turizmit ë Kosovës dhe mikut tonë të dashur Baki Hotit i cili po bën gjithçka që është e mundshme, që këtë institucion i cili është me rëndësi prioritare për ekonominë tonë, ta ngrit në një nivel më të lartë, duke qenë se është një brend i vendit, është një promovim i vendit tonë jo vetëm në Ballkan por edhe në botë, dhe po bën gjithçka, po përballet me sfida të ndryshme gjatë gjithë këtyre viteve, por nuk dorëzohet në këtë proces. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kabineti në krye të cilit unë gjendem, përkrah të gjitha iniciativat e tilla dhe idetë që janë për interes të përgjithshëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe mbi të gjitha për zhvillimin e turizmit, që i jep Kosovës destinacion në nivel botëror shumë pozitiv dhe ruan të gjitha ato burime natyrore nga pasurit tona që ka”, deklaroi ajo.

Zëvendësministri i Turizmit, Resul Makreshi tha se turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit, për çka shtoi se Kosova është konkurruese për destinacione turistike.

"Çdo kontribut i dhënë në sektorin e turizmit, qoftë nga Unioni i Turizmit në Kosovë, qoftë nga akterët e tjerë është kontribut jashtëzakonisht i çmuar për të gjithë ne. Sepse vetëm me bashkëpunim mund të arrijmë në realizimin e qëllimit final që Kosovën ta shndërrojmë në një nga destinacionet më aktraktive dhe konkurruese në rajon. Jam i lumtur që Kosova gjatë tri viteve të fundit është bërë gjithnjë më e preferuar si destinacion turistik. Trendi i numrit të turistëve ka shënuar rritje nga viti në vit si asnjëherë më parë, në veçanti numri i netë qëndrimeve. Rritja impresionuese prej 50 për qind të numrit të vizitorëve në Kosovë në janar të këtij viti, në veçanti rritja e vizitorëve të jashtëm me 61 për qind krahasuar me numrin në janar të vitit 2023 e po ashtu edhe rritja që ka vazhduar përgjatë muajve të tjerë është lajm shumë i mirë për industrinë turistike në Kosovë”, deklaroi ai.

Ai theksoi se po punojnë në fuqizimin e këtij sektori, ku gjatë mandatit qeverisës kanë miratuar Ligjin për Turizmin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024