Unioni i Turizmit shënon katër vjetorin e themelimit: Kosova, konkurruese për destinacione turistike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Unioni i Turizmit të Kosovës ka shënuar të martën katër-vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha se themelimi i unionit ka qenë kërkesë e komunitetit.

"Arritëm që për dy vjet të sigurojmë zyrat dhe kështu filluam punën. Hapi i dytë ishte organizata Swiss Contact dhe falënderojë jashtëzakonisht shumë për mbështetje. Pavarësisht gjitha këtyre ne bashkëpunuam me Qeverinë e Kosovës. Jemi të parët qe bëmë një hulumtim për ndikimin e pandemisë Covid-19 tek turizmi, së bashku me Ministrinë e Turizmit", tha ai.

Gjatë katër viteve, Hoti shtoi se janë certifikuar mbi 50 biznese me vulën "Safe Travels".

Zëvendësministri i Turizmit, Resul Makreshi tha se Kosova është konkurruese për destinacione turistike.

"Çdo kontribut i dhënë në sektorin e turizmit është kontribut i çmuar për të gjithë ne. Jam i lumtur që Kosova në tri vitet e fundit është bërë destinacion për turizëm. Trendi i rritjes së turizmit në Kosovë ka shënuar rritje. Rritje e vizitorëve të jashtëm me 60 për qind krahasuar me janarin e vitit të kaluar ëahtë lajm i mirë për Kosovën", u shpreh ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024