Mbappe ka thyer hundën
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe pësoi një thyerje të hundës në fitoren 1-0 të ekipit të tij në Euro 2024 ndaj Austrisë të hënën, konfirmoi Federata Franceze e Futbollit pas ndeshjes.

Sulmuesi, një nga emrat më të mëdhenj të turneut, pësoi dëmtim kur u përplas me shpatullën e mbrojtësit austriak Kevin Danso teksa luftonte për një goditje me kokë. Ai u zëvendësua afër fundit të ndeshjes dhe u largua nga stadiumi me një ambulancë për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

“Kylian Mbappe pësoi një thyerje të hundës gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Austri – Francë këtë të hënë në Duseldorf”, thuhet në një deklaratë nga federata, përcjellë KosovaPress.

Për kapitenin e skuadrës franceze fillimisht është kujdesur stafi mjekësor dhe mjeku Franck Le Gall, i cili ka konstatuar thyerje të hundës. Diagnoza është konfirmuar gjatë ekzaminimeve radiologjike në spitalin e Duseldorfit.

Kylian Mbappe është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Ai do t'i nënshtrohet trajtimit në ditët në vijim, pa iu nënshtruar menjëherë një operacioni. Franca përballet me Holandën të premten dhe Mbappe tani është në dyshim për atë ndeshje, një goditje e madhe kjo për Francën.

“Do të bëhet një maskë në mënyrë që të lejojë numrin 10 të ekipit francez të konsiderojë rifillimin në ufhsë pas një periudhe kushtuar trajtimit”, thuhet më tutje në njoftimin e federatës.

.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024