Bislim Elshani nderohet me Dekoratën “Ukshin Hoti”
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Rahovecit në një ceremoni solemne sonte ka ndarë Dekoratën “Ukshin Hoti” në 81-vjetorin e lindjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, për fatin e të cilit nuk dihet ende asgjë tash e 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Në këtë shënim të ditëlindjes së 81-të, kryetari i Rahovecit Smajl Lafiti i ka ndarë Dekoratën “Ukshin Hoti” Bislim Elshanit, i cili u kujdes në mbledhjen e deklaratave, kumtesave, qëndrimeve politike të Ukshin Hotit dhe i botoi në librin “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, ndërsa më vonë nxori në dritë edhe letërkëmbimin Ismail Kadare- Ukshin Hoti – “Bisedë përmes hekurash”.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se figura vepra e veprimtarit Ukshin Hoti vazhdon të jetë e gjallë dhe e pavdekshme edhe në ditët e sotme, teksa bëri thirrje që të punohet për ndriçimin e fatit të tij. Ai tha veprimtari Ukshin Hoti u bë sinonim i luftës së pa kompromis për luftën për liri dhe frymëzues i grupeve dhe lëvizjes sonë kombëtare.

Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Andin Hoti, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ribotohen veprat ekzistuese, por edhe dorëshkrimet e Ukshin Hotit, të cilat do t’iu shërbejnë edhe institucioneve të larta arsimore për qëllime shkencore.

Ai ka thënë se Serbia vazhdon të mbajë të fshehur fatin e personave të pagjetur, në mesin e tyre edhe atë të Ukshin Hotit.

Një fjalë rasti në nderim të jetës dhe kujtimit për Ukshin Hotin kanë mbajtur edhe Mentor Alishani, rektor i Universitetit të Prizrenit që mban emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Arbër Zenuni.

Ndryshe, Dekorata “Ukshin Hoti” u ndahet personaliteteve të shquara të fushës politike e familjeve emblematike dhe individëve që kanë kontribuar për liri, dinjitet njerëzor e kombëtar, aktivistëve për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike-kombëtare shqiptare dhe atyre që janë shquar për vlerat universale humaniste e civilizuese.

Kjo dekoratë mund t’u ndahet edhe personave të huaj që kanë kontribuuar për çështjen shqiptare apo për mbrojtjen e vlerave universale civilizuese e humaniste.

Kryetari i Komunës për çdo vit, në datëlindjen e Ukshin Hotit, më 17 qershor, ndan dekoratë për personalitetet e përcaktuar për këtë dekoratë.

Më 17 maj 1994, Ukshin Hoti u arrestua dhe u dënua nga ish-regjimi serb me pesë vjet burg për shkak të pikëpamjeve të tij politike kombëtare. Ndërsa po vuante dënimin në burgun e Dubravës, Ukshin Hoti më 16 maj 1999 është nxjerrë nga gardianët serbë dhe u dërgua në drejtim të panjohur. Familja dhe shoqëria vazhdon të kërkon të di për fatin e tij edhe 25 vjet pas zhdukjes.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
261
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024