Provokimi, deputetja e AAK-së: UEFA ta dënojë Serbinë
1-First
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serbë me hartën e Kosovës në ndeshjen me Anglinë.

Ajo i ka bërë thirrje Ministrisë së Jashtme të Kosovës që të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë nga UEFA, si organizatore e evropianit 2024, të dënojë Serbinë për akte destabilizuese e nacionaliste dhe të mos lejojë më skena të tilla.

“Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq. Këtë e dëshmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serb sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilët të frymëzuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024