Zgjedhjet në Britani, sondazhet parashikojnë humbjen e Sunak
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Tri sondazhe të opinionit britanik parashikojnë një disfatë të sigurt për Partinë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Sondazhet u publikuan rreth gjysmës së fushatës zgjedhore, një javë pasi konservatorët dhe laburistët publikuan manifestet e tyre dhe pak para se votuesit të fillojnë të marrin fletëvotimet me postë.

Agjencia kërkimore "Savanta" njoftoi se Partia Laburiste e Kier Starmer do të ketë 46 për qind të votave ose dy për qind më shumë krahasua me sondazhin pesë ditë më parë, ndërsa mbështetja për konservatorët ra katër për qind, në 21 për qind. Sondazhi është bërë nga data 12-14 qershor për Sunday Telegraph.

"Hulumtimi ynë sugjeron se këto zgjedhje mund të jenë asgjë më pak se një goditje për Partinë Konservatore," tha drejtori i kërkimit politik të Savanta, Chris Hopkins.

Një sondazh i agjencisë Survey, i publikuar nga Sunday Times, parashikon se konservatorët mund të fitojnë vetëm 72 nga 650 vendet në Dhomën e Komunave, më të ulëtat në historinë e tyre gati dyqindvjeçare, ndërsa laburistët do të fitojnë 456 vende. Sondazhi i tyre u krye nga 31 maji deri më 13 qershor.

Sondazhi i tretë, i realizuar nga “Opinium” për Sunday Observer, është realizuar nga data 12-14 qershor dhe ka treguar se laburistët kanë 40 për qind, konservatorët 23 dhe reformistët 14 për qind.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024