Haradinaj për Sylë Tahirsylajn: Do të kujtohet si profesionist e i dashur për të gjithë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e profesorit universitar Sylë Tahirsylaj.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Tahirsylaj vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza.

Ndërron jetë meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj • KosovaPress

“Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë", ka thënë Haradinaj. 

Postimi i plotë: 

I trishtuar lajmi për ndarjen nga jeta të ekspertit të hidrometeorologjisë, profesorit Sylë Tahirsylaj.

Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. Kisha nderin t’i ndaj medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë.

Ngushëllime familjes Tahirsylaj, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën! U prehsh në paqe, profesor!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024