Presidenti Begaj i kërkon Moldavisë njohjen e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj është takuar sot me homologen e tij nga Moldavia Maia Sandu, në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër.

Ai gjatë takimit ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Moldavia.

“Gjatë takimit tim me presidenten Maia Sandu, ri-konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Moldavisë në BE. Kam kërkuar rishqyrtim për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin e saj ndërkombëtar”, ka shkruar Begaj në X.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e Moldavisë në misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024