Heroi i Holandës kërkon titullin pas fitores ndaj Polonisë
Euro 2024
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Holandës mposhtën sot Poloninë me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së parë të grupit D të EURO 2024 në Hamburg, duke i dhënë fund serisë së pamposhtur të polakëve.

Autori i golit të fitores për “tulipanët” Wout Weghorst tha se tani do të kërkojnë titullin e evropianit.

“Është kaq e rëndësishme të fitosh në ndeshjen e parë dhe për mua personalisht ky është një skenar ëndërr. Pashë topin që vinte dhe e ndjeva momentin. Tani synimi ynë është të largohemi nga Gjermania me trofeun”, tha 31-vjeçari për golin e tij të 12-të për Holandën.

Trajneri i Polonisë, Michal Probierz, u shpreh i zhgënjyer pasi performanca e fortë e mbrojtjes së skuadrës së tij i dha fund serisë së pamposhtur prej tetë ndeshjesh me ekipin kombëtar.

“Polonia mund të mësojë diçka nga kjo humbje. Në mbrojtje ishim të shkëlqyer deri në fund dhe më pas pësuam gol. Kemi edhe dy ndeshje të tjera dhe mendoj se kemi mundësi të kalojmë”, tha ai pas takimit.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
197
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024