Samiti për Ukrainën, Osmani takoi Sullivan e ambasadorin Carpenter
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Joe Biden, Jake Sullivan dhe ambasadorin Michael Carpenter, drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

“Një takim i rëndësishëm me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Biden, Jake Sullivan dhe ambasadorin Michael Carpenter- drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Takimet janë mbajtur në kuadër Samitit dyditor për Paqen në Ukrainë që po mbahet në Zvicër, ku po merr pjesë edhe presidentja Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024