Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe KiE, mund të ketë një vonesë formale në pikëpamje të pritshmërisë.
Sipas tij, është thjesht çështje numërimi mbrapsht, jo si, por tani pyetja e vetme është kur.
Majko ka thënë për KosovaPress, se Kosova për momentin është ndërkombëtarisht shteti më i lakuar në rajon, me një vëzhgim dhe publicitet të cilën do ia kishin zili edhe vendet tjera.
Ndërsa, për bashkëpunimin politik e ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, Majko mendon se bashkëpunimi është duke u zhvilluar në të gjitha sferat, por informacioni në mënyrën e bashkëpunimit shpesh është i munguar.
Gjithashtu, për të arriturat e Kosovës për gjatë 25 viteve liri, ai ka potencuar se nuk i shikon si i jashtëm.
Sipas tij, edhe pse janë dy shtete, kufiri mbetët vetëm një moment i të drejtës ndërkombëtare, por jo i asaj shpirtërore.