Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten”
Tema
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Miratimi i Kodit Civil, pjesë e të cilit është edhe martesa mes gjinisë së njëjtë, mbetet temë e nxehtë debati me të cilin vendi vazhdon të përballet tash e dy vjet.

Kuvendi i Kosovës ka provuar ta kalojë pa sukses Kodin Civil pasi ishte proceduar për herë të parë në vitin 2022. Kësaj nuk i kanë ndihmuar as premtimet dhe përpjekjet e  kryeministrit Albin Kurti për të siguruar votat e shumicës.

Kundër projektligjit që parasheh martesat mes gjinisë së njëjtë janë shprehur deputetë të partisë së Albin Kurtit në pushtet, por edhe të partive në opozitë, me arsyetimin se ai si i tillë e cenon familjen.

Kundërshtimet ndaj Kodit Civil drejtuesi i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) Arbër Nuhiu i sheh si të gabuara, pasi shteti garanton të gjitha të drejtat civile që iu takojnë qytetarëve.

Miratim sa më të shpejtë të Kodit Civil po kërkon edhe drejtori i Qendrës për Barazi dhe Liri (CEL) Blert Morina. Ai thotë se Kushtetuta e Kosovës ka parimet e qarta, jo vetëm për personat e komunitetit LGBTIQ+, dhe nëse ligjet ekzistuese nuk mjaftojnë, atëherë institucionet obligohen të nxjerrin ligje shtesë.

Respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe ndryshimi në Kodin Civil po kërkohet edhe nga drejtoresha e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.

Përndryshe, po sjellim listat se si deputetët votuan kodin civil në mars të vitit 2022.

Kundër:

Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV), Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

Abstenim:

Gazmend Gjyshinca (LVV), Hydajet Hyseni (LVV), Mirlinda Tishukaj – Sadiku (LVV), Driton Hyseni (LVV).

Kurse pro Projekt – Kodit Civil votuan:

Glauk Konjufca (LVV), Mimoza Kusari-Lila (LVV), Vasfije Krasniqi (LVV), Armend Muja (LVV), Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV), Avni Dehari (LVV), Artan Abrashi (LVV), Fitore Pacolli (LVV), Jahja Koka (LVV), Haki Abazi (LVV), Ardian Gola (LVV), Arbër Rexhaj (LVV), Dimal Basha (LVV), Mirsat Shkreta (LVV), Doarsa Kica-Xhelili (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Arjeta Fejza (LVV), Jeta Statovci (LVV), Shqipe Selimi-Mehmeti (LVV), Gani Krasniqi (LVV), Tinka Kurti (LVV), Enver Haliti (LVV), Yllza Hoti (LVV), Agon Batusha (LVV), Salih Zyba (LVV), Venedis Lahu (LVV).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024